Kosovë

Kosovë

AKR merr 2 deputetë, nga 6 deputetë të Nismës

Publikuar më 11 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gjashtë deputet do t'i takojnë koalicionit NISMA-AKR-PD pas vendimit të PZAP-së për votat e ardhura nga Serbia. Koalicioni me kandidat për kryeministër Fatmir Limaj do t'i sigurojë gjashtë ulëse në rast se ky vendim nuk do të kontestohet në Gjykatën Supreme, raporton Gazeta Express.

Fatmir Limaj, kreu i Nismës e kandidati për kryeminstër ka marrë 26.014 vota, derisa partneri i tij në koalicion kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli radhitet i dyti me 10.525 vota.

Si i treti më i votuari ka dalë Endrit Shala, që ka marrë 6.819 vota. Pas tij radhitet Haxhi Shala me 6.643 vota.

Kuota gjinore u ka siguruar ulëse edhe dy grave nga ky koalicion.

Mirlinda Sopi-Krasniqi ka dalë si gruaja më e votuar me gjithsej 4.079 vota, e pas saj radhitet Albulena Balaj-Halimaj me 4.047 vota.

Rrjedhimisht, AKR do të përfaqësohet në Kuvend të Kosovës me dy deputetë, derisa, katër do t'i ketë Nisma Socialdemokrate.

Jashtë Kuvendit ndërkaq kanë mbetur disa nga ish-deputetët përfshirë këtu shefin e grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifin 4.275 vota.

Hyrja në Kuvend e Nismës Socialdemokrate do të ndikojë edhe në numrin e deputetëve që pas rezultateve përfundimtare u tha se do t'i marrin partitë tjera politike.

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë më pak, LDK-ja një deputet më pak. Nga një deputet më pak do ta kenë edhe PDK-ja e koalicioni AAK-PSD. /GazetaExpress/