Kosovë

Kosovë

Kosnett: Kurti ka ndryshuar, qeveria e re duhet të krijohet sa më shpejt

Publikuar më 05 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, ka kërkuar që sa më parë të krijohet qeveria e re, "pasi që populli ka votuar për ndryshim më 6 tetor".

"Gjëja më pozitive që pash prej që jam këtu, janë zgjedhjet e 6 tetorit. Unë mendoj se LDK dhe Vetëvendosje janë të përkushtuar që të funksionojë partneriteti mes tyre. Jam i sigurt se ky koalicion do të formohet efektivisht. Mendoj se është e qartë se populli votoi për ndryshim me 6 tetor. Mesazhi im për z. Kurti dhe të tjerët është të luftohet korrupsioni", ka thënë Kosnett në një intervistë për gazetën Express.

Duke folur për kandidatin për kryeministër Albin Kurtin, diplomati amerikan ka thënë se ai ka ndryshuar. "Kurti është shumë inteligjent dhe shumë i pjekur... kam besim se kryetari i VV, do të tregohet konstruktiv në raporton me Listën Srpska, por edhe në raport me Presidentin Hashim Thaçi... Në kuadër të dialogut, nëse Kosova dhe Serbia pajtohen të flasin edhe për shënimin e kufijve, për ndryshime shumë të vogla, ne nuk do të themi prerazi jo", ka thënë Kosnett.