Kosovë

Kosovë

Mbahet seanca përfundimtare për “Syrin e Popullit”

Publikuar më 17 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Sot do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësor i njohur si "Syri i Popullit".

Seanca përfundimtare për procesin gjyqësor të njohur si "Syri i Popullit" ka filluar të enjten dhe do vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, në të cilën pritet ta japin fjalën e tyre përfundimtare të akuzuarit Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana.

Seanca mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:30.

Ndryshe, një ditë më parë Ramiz Krasniqi, avokati mbrojtës i të akuzuarit, Sadri Ramabaja tha se ajo çka mund të dal nga fjala e prokurorit është se aktakuza është e pabazuar në argumente juridike dhe faktike, raporton KP. Sipas tij, ky rast është i montuar për qëllim të caktuara.

"Unë paraqita fjalën përmbyllëse dhe argumentova se asnjë fakt i vetëm nuk është vërtetuar se Sadri Ramabaja është pjesë e kësaj organizate siç quhet terroriste. Unë kam shpjeguar se rasti është i montuar nga persona të caktuar për qëllime të caktuara... Nga krejt ajo që u tha pres një aktvendim lirues, aktgjykimi lirues mund të vijë vetëm nëse gjyqi nuk është i ndikuar. Unë kam frikë që gjyqi do jetë i ndikuar sepse në këtë proces gjyqësor kanë ndihmuar krerë shtetërorë dhe që kanë bërë me gisht drejt të akuzuarve se këta janë fajtorë kanë kryer këtë vepër penale këta kanë dashur të na vrasin", kishte thënë Krasniqi.