Kosovë

Kosovë

Ambasadori norvegjez i premton Konjufcës vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Publikuar më 23 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Shefi i Kuvendit tha se Kosovës i duhet mbështetja norvegjeze. Sipas tij, perspektiva evropiane e Kosovës është rruga të cilën e përkrahin pa dallim të gjitha institucionet dhe spektri politik në vend.

Ndërkaq ambasadori Grondahl, duke uruar kryeparlamentarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, tha se Norvegjia ka qenë afër Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, duke dhënë kontribut të çmueshëm në këtë drejtim.

Ai shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të përkrahur Kuvendin e Kosovës, nëpërmjet projekteve që lehtësojnë punën e administratës dhe të ligjvënësve.