Kosovë

Kosovë

Grenell në Beograd: Nëse s'ka marrëveshje Prishtinë-Beograd, tërhiqemi

Publikuar më 24 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

I dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, gjatë qëndrimit në Beograd ka deklaruar se nëse Prishtina dhe Beogradi nuk arrijnë marrëveshje, SHBA-të do të tërhiqen, bën të ditur B92, transmeton Koha.net.

"Kur flasim për diçka nëse është korrekte, nuk është në punën time të flas. Mua më takon t'i ofroj të dy palët, ndërkaq e tyre mbetet të vendosin. Ato duhet të më thonë se çfarë duan dhe çfarë mendojnë. Po përpiqem për një orientim kah një ardhmëri më e mirë për njerëzit në Kosovë dhe në Serbi. Në duhet të bëjmë gjithçka që të tejkalohet ajo që shihet si konflikt. Nëse te dy palët nuk duan të lëvizin për arritjen e një marrëveshje, ne do të tërhiqemi", ka thënë Grenell në një konferencë për media pas takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka përsëritur qëndrimin, sipas të cilit Kosova duhet ta heqë taksën, teksa Serbia duhet të ndalojë me përpjekjet e saj për t'i bindur shtetet ta tërheqin njohjen e shtetësisë së Kosovës.