Kosovë

Kosovë

Zyra e BE’së: Apostolova s’ka marrë ftesë për takim me VV’në e LDK’në

Publikuar më 28 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se nuk kanë marrë ftesë për takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

"Në parim, ambasadorja Apostolova takon të gjithë liderët politikë nëse e ftojnë. Për momentin, nuk kemi ftesë të tillë", ka thënë zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zivalj.

Se nuk kanë marrë ftesë për takim të përbashkët kanë deklaruar për Gazetën Express edhe nga ambasada gjermane në Prishtinë.

Dje kryetari i VV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, ishin pajtuar që në takimin e sotëm të ftojnë ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Misionit të BE-së në Prishtinë.

Para përgjigjes së BE-së, edhe shtetet e QUINT-it deklaruan se nuk synojnë ndërmjetësim në bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës.