Kosovë

Kosovë

Kurti në takimin me Bashën e përmend varfërinë dhe papunësinë në Kosovë e Shqipëri

Publikuar më 11 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kurti pas këtij takimi ka thënë se është obligimi i politikanëve të ngritin dinjitetin dhe intergritetin e popullit të Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilët, sic thotë kryeministri kosovar, po jetojnë në varfëri.

Dy zyrtarët thanë jashtë selisë së PD pas takimit se me rëndësi është bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, në të mirë të qytetarëve.

"Kuvend e qeveri do bashkëpunojmë, në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel historik për qytetarët tanë, që siç e dimë janë varfërinë dhe papunësinë më të madhe në rajon. Është obligimi jonë të jemi në shërbim të qytetarëve, për të ngritur dinjitetin dhe integritetin e tyre", ka thënë Kurti.

Ndërkaq Basha ka folur për prioritetet e Shqipërisë karshi Kosovës, duke i thënë Kurtit se mund të mbështeten te opozita e Shqipërisë.

"Prioritetet tona janë të qarta për kosovarët. Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar në lëvizjen e lirë, për të ndalur shpopullimin. Mbështetje të fuqishme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si dhe heqjen e vizave. Kosovarët dhe Kurti mund të mbështeten plotësisht te PD dhe opozita e bashkuar", u shpreh Basha.