Kosovë

Kosovë

EULEX-i dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Kosovën për ta ndihmuar drejt integrimeve evropiane

Publikuar më 11 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, takoi shefin e misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ku theksoi se forcimi i sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, do të jetë një ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës.

Ajo e ritheksoi qëndrimin e saj se "fokusi i institucioneve të vendit do të jetë i orientuar kryesisht drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor".

Në anën tjetër, Wigemark, siç bën me dije zyra për informim e Kuvendit, u pajtua plotësisht që sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet në Kosovë.

Duke përmendur metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit Evropian, e cila e vendos sundimin e ligjit si element themelor për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, Wigemark shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it në funksion të këtij qëllimi.?