Kosovë

Kosovë

Ministrja Emilija Rexhepi bisedoi me ambasadorin e Gjermanisë

Publikuar më 12 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi (Redžepi), ka pritur sot ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me ç'rast i shprehi falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme për komunat.

Ministrja paraqiti edhe orientimet e Qeverisë së re, sa i përket avancimit të vetëqeverisjes lokale dhe njëkohësisht kërkoi nga Qeveria gjermane mbështetje për komuna.

Ministrja Rexhepi po ashtu prezantoi edhe aktivitetet që do të ndërmerren me qëllim të rritjes së përkrahjes për komunitet që jetojnë në komunat shumetnike.

Ambasadori gjerman, fillimisht e uroi ministren për detyrën e saj dhe e siguroi atë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen për komunat.