Kosovë

Kosovë

Arrestohet edhe një edukatore e institucionit parashkollor "Cambridge Kids"

Publikuar më 12 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Policia ka arrestuar edhe një tjetër edukatore të institucionit parashkollor "Cambridge Kids" me dyshimin për keqtrajtim me fëmijë.

Këtë e ka konfirmuar për "Kohën Ditore', zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo ka thënë se ndaj dy edukatoreve të arrestuara sot është shqiptuar masë ndalimi 48 orësh.

"Prokurori kujdestar ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarat në Gjykatën Themelore në Prishtinë si dhe ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast", ka theksuar zëdhënësja e Themelores.