Kosovë

Kosovë

Kurti: Ne nuk do t'iu shmangemi vështirësive por t'iu bëjmë ballë atyre

Publikuar më 17 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi ka uruar qytetarët e Kosovës për 12-vjetorin e Pavarësisë.

Ai ka thënë se sot Kosova është një hap para popullit të vet, duke shtuar se ajo nuk është në ditët e saj më të mira por se ka shpresa më të mëdha se kurrë më parë.

"Ne të gjithë kemi mospajtimet e dallimet tona, por si Qeveri është koha të marrim vendime, nuk do t'ju shmangemi vështirësive por do t'iu bëjmë ballë atyre", ka thënë ai.

Kurti ka thënë se tani ka qeveri e cila do t'i plotësojë kërkesat e popullit të saj.