Kosovë

Kosovë

Presioni amerikan, këto ditë takohen Kurti e Mustafa për të vendosur rreth taksës e reciprocitetit

Publikuar më 18 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Si përfaqësuese e koalicionit qeverisës, Vjosa Osmani ka folur sot për tarifën e vendosur nga qeveria e kaluar dhe zëvendësimin e kësaj mase me reciprocitet, raporton Gazeta Express.

Pas mbledhjes së kryesisë, Osmani thotë se për hapat e mëtejshëm do të takohen këto ditë për t'u koordinuar.

"Lidhur me konkretizimin a saj marrëveshje, besoj këto 2-3 ditë do të kemi një takim koordinues, dhe dot ë vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor, qoftë nga ai përmbajtjesor", thotë Osmani, që shpjegon se kjo do të bëhet e ditur brenda pak ditësh.

"Brenda pak ditësh do të jemi në gjendje, siç e kam potencuar edhe më herët këtë përgjigje nuk po e jap në emër të kuvendit, por, vetëm si partnere në  koalicion", tha ajo.