Kosovë

Kosovë

Kush është Gjykatësi që po trajton dy akuzat e para për ish-pjesëtarët e UÇK-së?

Publikuar më 25 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Zyra e Prokurorit të Specializuar, pas disa vitesh hetime tashmë ka dorëzuar aktakuzat e para pranë Dhomave të Specializuar të Kosovës në Hagë, raporton Televizioni T7.

Dibran ISTREFI

Të dy lëndët janë dorëzuar nga kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, amerikani Jack Smith, te kryetarja e Dhomave të Specializuar të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Rastet bazuar në dokumentacionin e Dhomave të Specializuara, janë dorëzuar me 14 shkurt të këtij viti.

Në vendimin e nxjerr që mbanë firmën e kryetares së Dhomave të Specializuar, thuhet se njoftimi për këto lënë është paraqitur në mënyrë konfidenciale.

"Njoftimi/informata është paraqitur ne mënyre konfidenciale dhe vendimi i tanishëm do te jete nen te njëjtin klasifikim ne përputhje me Nenin 82 (4) te rregullave, derisa te riklasifikohet ne përputhje me Nenin 3(4) te Rregullave" thuhet në vendim.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafillova, ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit, ku për të dyja rastet si gjyqtar të Procedurës Paraprake, ka caktuar gjykatësin Nicolas Guillou.

Kjo vërtetohet nga dokumenti që mund të gjendet në  faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.