Kosovë

Kosovë

Osmani dhe Haradinaj zbulojnë bashkë shtatoren e Majlinda Kelmendit

Publikuar më 28 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj kanë marrë pjesë në zbulimin e shtatores së xhudistes Majlinda Kelmendi.

Haradinaj ka publikuar në Facebook fotografi nga Peja, ku është ndërtuar shtatorja e sportistes më të suksesshme shqiptare.

"Kënaqësi e veçantë të isha pjesëmarrës në zbulimin e shtatorës së kampiones botërore e europiane, Majlinda Kelmendi, triumfet e së cilës u shndërruan në fitore të jashtëzakonshme për Kosovën. Majlinda, së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe gjithë ekipi i xhudos, përmes punës së tyre të shkëlqyeshme, u bënë shtyllat më të forta të krenarisë dhe identitetit tonë shtetëror. Gjithnjë në mbështetje të yjeve tanë sportivë", ka shkuar Haradinaj në Facebook, transmeton Express.

Në zbulimin e shtatores ka marrë pjesë edhe kryeparlamentarja Osmani.