Kosovë

Kosovë

Osmani: Sot do të diskutojmë me Kurtin rreth vendimit për taksën

Publikuar më 28 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se gjatë ditës partnerët e koalicionit qeverisës, VV dhe LDK, do të dalin me qëndrim sa i përket vendimit të mbrëmshëm të kreut të Qeverisë, për heqjen e pjesshme të taksës

Osmani pas takimit me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, shtoi se partnerët e koalicionit do të marrin vendim të përbashkët për këtë çështje në takimet që do të zhvillojnë gjatë ditës.

Ajo më tej ka shtuar se qëllimi i përbashkët i të dy partive është mbrojtja e partneritetit me ShBA-në dhe BE-në.

"Ne do t'i diskutojmë këto çështje gjatë ditës me kryeministrin, është me rëndësi që partnerët e koalicionit të marrin vendime të përbashkëta dhe do të deklarohemi në momentin që marrim një qëndrim".

"Shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të kolacionit, kanë qëllimin e përbashkët, mbrojtjen e interesave të vendit dhe mbrojtjen e partneritetit me ShBA-në dhe BE-në".

"... jam e bindur që çdo dallim që është do të zgjidhet shumë shpejt".

Pas takimit me kryetarin, e para e Kuvendit do të vizitojë shkollën e mesme të arteve "Odhise Paskali", dhe shkollën fillore "Asdreni" në këtë komunë.

Osmani do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në qendër të Pejës.