Kosovë

Kosovë

Në luftë me virusin... dhe njëri-tjetrin

Publikuar më 22 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Në oborrin e Qendrës Klinike Universitare përballë hyrjes së Klinikës Infektive, më datën 13 të këtij muaji, atmosfera ishte më ndryshe.

Karroca me rroba që dilnin nga klinika, lëvizje të shumta e heshtja e secilit punonjës aty, të linin të kuptonin se edhe Kosova do të fillonte luftën me virusin COVID-19, shkruan KOHA.

Kur gazetarët pyeten menaxhmentin e QKUK-së se çfarë po ndodhte, përgjigjja ishte e shkurtër.

"Kurrë me afër s'ka qenë Koronavirusi", ishte përgjigjja e këtij institucioni.

Testimi përsëritet. Pas orës 17:00, konfirmohet se dy pacientë kosovarë janë diagnostikuar me këtë virus.

Pak orë pas konfirmimit, dy komuna nga Qeveria janë futur në karantinë, është ndaluar aktiviteti i bizneseve si restorantet, kafiteritë, qendrat sportive, janë ndaluar linjat e autobusëve urbanë dhe ndërurbanë.