Kosovë

Kosovë

Shkon në 31 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Publikuar më 22 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31.

Pas dy rasteve nga Gjilani, edhe një rast tjetër ka dalë pozitiv në testet për COVID-19.

I infektuari tjetër me koronavirus është nga fshati Senik i Malishevës, mashkull i moshës 31-vjeçe.

Sot më 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv.

Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive.

Lexoni të plotë komunikatën nga IKSHPK: