Kosovë

Kosovë

Von Cramon i reagon ashpër Kosnettit, deklaratat e tij i quan "të papërgjegjshme"

Publikuar më 25 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Gjatë ditës së sotme, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, deklaroi se trazirat politike dhe pandemia e koronavirusit, nuk bën të përdorën si avantazh nga asnjë politikan në Kosovë.

Mirëpo, ndryshe u shpreh ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se është i gëzuar që do të mbahet seanca e nesërme për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

E ndaj kësaj deklarate të Kosnettit ka reaguar ashpër eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, e cila, deklaratën e ambasadorit amerikan e quajti "të pabesueshme" dhe të "papërgjegjshme".

"Një autogol i SHBA-së në Kosovë me një dimension historik. Si mundeni ju, ambasador, të jeni të kënaqur të shihni rënien e një qeverie funksionale gjatë pandemisë me koronavirusin? E pabesueshme. E papërgjegjshme. Ndihem shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata s'e meritojnë këtë", ka shkruar ajo në Twitter.

Nesër Kuvendi i Kosovës, nga ora 11:00, pritet të mbajë seancën ku në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, mocion ky i ngritur nga partneri i koalicionit, LDK-ja.