Kosovë

Kosovë

Ambasadori Kosnett takoi Vjosa Osmanin para seancës së mosbesimit të Qeverisë

Publikuar më 25 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar takim me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Takimi ka ndodhur në zyrën e Osmanit. Pas këtij takimi, Kosnetti është parë duke u larguar nga ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Nuk dihet për çka kanë biseduar.

Dje, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett tha se është "i kënaqur" që Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën seancë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

"I kënaqur të shoh kuvendin që ka vendosur të mbajë seancë nesër lidhur me mocionin e mosbesimit. Siç i thash edhe sot kryeministrit (v.j. Albin Kurti), është e rëndësishme që kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën", ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Twitter.