Kosovë

Kosovë

Daut Haradinaj përgëzon LDK-në që arriti të mbledh shumicën për rrëzimin e Kurtit

Publikuar më 25 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se partia e tij do ta përkrah mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Sipas Haradinajt, LDK'ja me të drejtë ka  nisur këtë mocion, pasi Kurti ia shkakrkoi shtyllën kryesore, Agim Veliun. Haradinaj tha se situata në të cilën ndodhet Kosova është e padëshiruar, për shkak të virusit Covid-19.

Ai deklaroi se AAK-ja asnjëherë nuk ka besuar në jetëgjatësinë e Qeverisë Kurti.

"Jam i sigurt se deputetët do të ia marrin mandatin kësaj qeverie. Ne e kemi përkrhahur mocionin sepse i kemi raportet skajshmërisht të këqija me aleatët tanë. Janë tërhequr investitorë nga Kosova. Nuk kemi parë bashkëpunim të partnerve të koalicionit", ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj ka përgëzuar LDK-në që ka arritur të mledh shumicën për rrëzimin e Kurtit, pasi sic thotë ai, Kurti ia shkakroi LDK-së shtyllën kryesore, Agim Veliun.

"Shkakrkimi I shtyllës krysore, ministrit Veliu, të gjitha këto na japin me kuptu se kemi një vetërrëzim të planifikuar të kësaj qeverie.", u shpreh haradinaj.

"Shkarkimi i shtyllws kryesore,ministrit Veliu për një prononcim medial, na jep me kuptu që kemi të bëjmë me një vetërrëzim të planifikum të kësaj Qeverie, ndërsa nuk ndërmerret asnjë masë kundër ministrit Blerim Reka i cili flet për hapje të korridorit për Serbinë drejt Shqipërisë. Një partner i koalicionit që u tërhoq sot, mendoj se me të drejtë e ka marrë shumicën me ia marrë mandatin kësaj qeverie", tha Haradinaj.