Kosovë

Kosovë

Shkarkohet Qeveria Kurti

Publikuar më 25 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Kuvendi i Kosovës, me vota 82 për, 32 kundër dhe një abstenim e ka shkarkuar Qeverinë Kurti.

Votimi për mocionin e mosbesimit ka ndodhur në orët e vona, pas një diskutimi të gjatë parlamentar, që kishte nisur rreth orës 12:00.

Pro mocionit kanë votuar shumica e deputetëve të LDK-së, si dhe nga PDK-ja, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe, si dhe Grupi 6+.

Me këtë votim, Qeveria Kurti është bërë qeveria më jetëshkurtër në historinë e Kosovës, me rreth 50 ditë.

Mocioni i LDK-së është nisur pasi që Albin Kurti kishte shkarkuar nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike, Agim Veliu, si dhe pas një presioni të madh ndërkombëtar për ta larguar si të plotë taksën ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja, e cila ishte vendosur nga qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.