Kosovë

Kosovë

Kurti: Kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell që të kalojë shkëmbimi presidencial

Publikuar më 26 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në adresimin e tij të fundit për qytetarët sërish ka zënë në gojë të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë- Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Ai ka thënë se kuptimi i mosbesimit të Qeverisë ishte porosia e ambasadorit Grenell që të kalojë shkëmbimi presidencial.

"Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial", ka shkruar Kurti.

Ai ka shkruar se Qeveria do të vazhdojë punën si qeveri në detyrë.

"Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar", ka theksuar Kurti i cili  ka shtuar se para së gjithash, duhet te luftohet nbashke pandemia Covid-19.

"Mbi të gjitha, le t'i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë" ka thënë Kurti duke theksuar se rënia e Qeverisë ishte e domosdoshme për ngritjen e nevojshme.