Kosovë

Kosovë

Bahtiri e Tahiri merren vesh për rrugën që lidh fshatrat Pirq e Oshlan

Publikuar më 17 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy komunave.

Sipas njoftimit nga komuna e Mitrovicës, Bahtiri e ka informuar Tahirin për punën që po bëhet në rregullimin e hapësirës rreth lumit Ibër.

"Kjo hapësirë përgjatë lumit Ibër do t'ia shtojë akoma hijeshinë qytetit, por mbi të gjitha do të jetë një hapësirë shumë mirë e rregulluar që do të shfrytëzohet për pushim e rekreacion nga ana e qytetarëve të Mitrovicës, por edhe qytetarëve të tjerë të cilët tashmë kanë filluar më të madhe të vizitojnë liqenin e Ibrit në Suhodoll, si një atraksion i vërtetë", thuhet në njoftim.

Të dy kanë folur edhe për realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Pirq të Mitrovicës me Oshlanin e Vushtrrisë. Ky projekt parashihet të kushtojë rreth 200 mijë euro.

Po ashtu në këtë takim të dy kryetarët biseduan edhe për gjendja në kompanitë publikë rajonalë.