Kosovë

Kosovë

Çka dihet deri më tani për të kthyerit nga Siria, ku po qëndrojnë ata

Publikuar më 20 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

(E Plotesuar) Disa familje që kishin mbetur të ngujuara nga lufta në Siri, janë kthyer sonte rreth orës 23:00 në Kosovë.

Bëhet e ditur se forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar Aeroportin e Prishtinës, më saktësisht vendin ku gjendet zona VIP.

Po ashtu edhe autoambulanca e autobusë kanë hyrë në Aeroport me qëllim që t’i marrin të rikthyerit, raporton Gayeta Express.

Mësohet se grupi i grave dhe fëmijëve që u kthyen nga Siria në Kosovë, do të shoqërohen në polici për të qëndruar aty.

Policia nuk ka dhënë detaje se pse është kjo prani e Policisë në Aeroport. Gazeta ka provuar të flas më zëdhënësit e policisë, por ata deri më tani nuk kanë pranuar të japin asnjë informatë.

Sipas Policisë së Kosovës, në zonat e konfliktit ka luftëtarë, gra dhe fëmijë nga Kosova.

“Numri i luftëtarëve aktualë që gjenden akoma në zonën e konfliktit është 56, ndërsa numri i luftëtarëve të kthyer në Kosovë, apo edhe në vendet tjera nga të cilat kanë udhëtuar për në zonën e konfliktit është 120”, thuhej në një përgjigje të Policisë së Kosovës për REL, në fund të muajit shkurt të këtij viti.

-----

Disa familje që  kishin mbetur të ngujuar në Siri, mbrëmë janë kthyer në Kosovë. Prej Aeroportit këto familje janë dërguar në qendrën e Azikërkuesve që ndodhet në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Gazeta Express ka mësuar se të kthyerit nga Siria kanë arritur në Kosovë rreth orës 23:00.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar Aeroportin e Prishtinës, më pas edhe qendrën e azilkërkuesve ku edhe po qëndrojnë të kthyerit nga Siria.

Gazeta Express  dhe T7 ka siguruar listën me disa emra të personave prej tyre që dëshmojnë se ata kanë nisur jetën dhe po jetojnë në këtë zonë rrezikshme.

Në dokumentet e  siguruara nga T7 shihen fletëlëshimet nga spitalet e Sirisë, ku fëmijët kosovar kanë lindur.

Në vitin 2017 këta fëmijë bashkë nënat e tyre kishin tentuar të kthehen në Kosovë, por që sipas burimeve institucionet e Kosovës, nuk i kishin qenë të interesuara për riatdhesimin e tyre.

Ata kishin qëndruar afër një muaj në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë dhe më pas janë kthyer në kamp.