Kosovë

Kosovë

Deda: Thaçi e Haradinaj po përgatiten për fillimin e tyre të ri, por si opozitarë

Publikuar më 12 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ilir Deda, deputet Alternativës ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, po përgatiten për fillimin e tyre të ri, sipas tij, jo si udhëheqës shtetërorë, por si udhëheqës në opozitë.

Duke komentuar raportimet se Thaçi në natën e 22 dhjetorit, e kishte kontraktuar një kompani të afërt me presidentin Trump, për të përmirësuar imazhin e tij të komprometuar në arenën ndërkombëtare, dhe nënshtetësinë e Shqipërisë që e fitoi Haradinaj, Deda ka shkruar se dy bartësit shtetërorë po i japin Kosovës një sinjal të qartë.

"Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike - që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t'i ikë izolimit ndërkombëtar - që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror - por më së paku si udhëheqës në opozitë", ka shkruar deputeti Deda.