Kosovë

Kosovë

Deri tash KQZ-ja ka rinumëruar 95 prej 314 vendvotimeve

Publikuar më 12 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Burim Ahmetaj nga QNR ka thënë se është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve, deri në ditën e djeshme kanë përfunduar 95 vendvotime, raporton KTV.

Tutje ai ka thënë se janë në fazën e regjistrimit të votave me kusht dhe janë duke u marrë me procesimin e formularëve.

10:30

Nis mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës.

Në mbledhje pritet të raportohet lidhur me rinumërimin e 314 vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-së, raporton Koha.net.

Po ashtu do të ketë raportim edhe lidhur me periudhën e votimit përmes postës.

Kujtojmë se organizata GERMIN ka kërkuar që të futen në sistemin e numërimit 4500 pako me vota të ardhura nga diaspora.