Kosovë

Kosovë

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Publikuar më 14 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sot është Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut.

Që prej vitit 2004 kjo datë shënohet me fushatë për dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e personave në nevojë.

Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut.

Temat e fushatave që organizohen janë të ndryshme, megjithatë kanë një qëllim: rritjen e vetëdijes së popullatës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë të atyre që janë në nevojë.

Kjo ditë shënohet çdo vit edhe në Kosovë dhe këtë vit zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë do të organizojnë dhënien vullnetare të gjakut me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij.

Gjithashtu, kjo ditë fokusohet edhe në falënderimin e të gjithë dhuruesve vullnetarë të gjakut të cilët shpëtojnë jetë çdo ditë me dhurimin e gjakut të tyre.