Kosovë

Kosovë

Falënderime qytetarëve të Kukësit për mbështetjen Kosovën

Publikuar më 12 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu me bashkëpunëtorë, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Haradinaj e falënderoi kryetarin për kontributin e jashtëzakonshëm që banorët e Kukësit kanë dhënë për Kosovën, në etapat më të rëndësishme historike.

Më tej, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha temat me interes për të dyja vendet, veçmas për bashkëpunim të dyanshëm, konkretisht mes komunave kufitare.

Shehu kërkoi përkrahjen e Kosovës në projekte ekonomike të Kukësit.