Kosovë

Kosovë

Fillon “Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi”, mjekët turq shkëmbejnë përvoja me mjekët e Kosovës

Publikuar më 17 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sot ka filluar Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019.Hapjen e kësaj jave e ka bërë ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

Sipas njoftimit për media, duke u uruar mirëseardhjes 26 profesionsitët shëndetësor nga Turqia, ministri Ismaili ka thënë se ky është një rast i mirë për pacientët dhe profesionsitët tanë shëndetësor që të përfitojnë nga përvojat e një vendi që ka investuar shumë në shëndetësi.

"Turqia është një nga vendet që ka investuar shumë në sektorin shëndetësor dhe kjo është një mundësi e mirë për Kosovën që në rrugën e saj e të reformave të përfitojë edhe nga përvojat e tilla. 26 profesionistët shëndetësorë turq që do të qëndrojnë për një javë në Kosovë do realizojnë operacione të ndërlikuara për fëmijë dhe për të rritur", ka thënë Ismaili.

Ismaili tha se ky është një rast ideal që edhe profesionistët tanë shëndetësorë të shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë e tyre me kolegët nga Turqia me qëllimin final avancimin e shkathtësive profesionale

Gjatë Javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi (17-23 qershor 2019), ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë nga Turqia, në bashkëpunim, me mjekët nga Kosova do të kryejnë intervenime mjekësore në institucionet që janë pjesë e SHSKUK-së.

Në njoftim thuhet se në mesjavë, për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Emine Alp Me?e me ç'rast dy ministritë respektive të Shëndetësisë do të nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.