Kosovë

Kosovë

Haradinaj: Qytetari sot u beson produkteve të prodhuara në Kosovë

Publikuar më 21 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

I nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sonte qytetarët e Rogovës së Hasit.

Para tyre ai ka folur për rritjen e prodhimit dhe konsumimit të produkteve vendore, sidomos pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se tash edhe konsumatori kosovar po i beson produkteve vendore.

"Sot, kushdo që prodhon në Kosovë, nuk është i varur në askënd. Sot, qytetari i Kosovës, konsumatori i Kosovës po i beson produkteve të prodhuara në Kosovë. Sot kemi më shumë nëpër shtëpitë tona kemi më shumë mall Kosove, më shumë mall të duarve tona, të njerëzve tanë", ka thënë Haradinaj.