Kosovë

Kosovë

Haradinaj niset për në Hagë: Do ta mbroj gjithmonë të drejtën tonë

Publikuar më 23 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

(E plotësuar) - Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është nisur për në Hagë. Me një status në 'Facebook', Haradinaj e ka lënë mesazhin e fundit duke thënë se gjithmone do ta mbrojë të drejtën tonë.

"Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën! Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në", ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.

"Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë" shkruan Haradinaj në njoftim.

===

 

Haradinaj sot niset për në Hagë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot do të niset për në Hagë. Atje ai pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Ftesën për t'u paraqitur në Hagë për intervistim Haradinaj e ka marrë të premten. Për këtë, Haradinaj po atë ditë dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit.

Ai tha se nuk dëshiron të shkojë në Hagë në cilësinë e kryeministrit të Kosovës. Haradinaj do të intervistohet si i dyshuar.