Kosovë

Kosovë

Haradinaj paralajmëron rritjen e pagës minimale në Kosovë, e cila nuk ka pasur rritje që nga viti 2011

Publikuar më 15 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se rritja e pagës minimale në vend është një nga veprimet e domosdoshme që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve, transmeton Express.

Pas një takimi që kryeministri e pati me Ministrin e Punëve dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me të cilin është diskutuar për riaktivizimin e Këshillit Ekonomik Social, në mënyrë që të nisë diskutimi për pagën minimale në vend.

Kryeministri ka shkruar në Facebook se ka përkrahur fuqishëm rekomandimin e Këshillit Ekonomik Social, për rritjen e pagës minimale, e cila nuk ka pësuar rritje që nga viti 2011.

"Andaj, është shumë me rëndësi që edhe kjo pjesë e shoqërisë të përfitoj nga rritja ekonomike e vendit që ka ndodhur nga ky vit dhe ashtu siç kemi vendos rregull edhe në sektorin publik, përmes miratimit të Ligjit për Pagat", ka shkruar kryeministri.

Ai ka thënë se në këtë rrugëtim, do të merren në konsideratë dhe në shqyrtim të gjitha palët e nevojshme, në mënyrë që ky proces të finalizohet sa më parë.