Kosovë

Kosovë

Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë

Publikuar më 10 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Jens Eric Grondahl.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Norvegjia ishte ndër shtetet e para që ka përkrahur pavarësinë e Kosovës.

"Norvegjia ishte ndër të parat që u rreshtua përkrah shteteve që njohën pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë në mbështetje të fuqishme të vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare", ka thënë ai.

Haradinaj është shprehur se ka njoftuar ambasadorin e ri me proceset aktuale politike dhe zgjedhjet e gjashtë tetorit.

"E njoftova ambasadorin e ri me proceset aktuale politike në vend, me fokus përgatitjet për zgjedhjet e gjashtë tetorit, etapë gjatë së cilës Kosova po dëshmon maturi dhe pjekuri politike", ka shkruar Haradinaj.