Kosovë

Kosovë

Hiqen nga lista e votuesve 46 mijë e 917 emra

Publikuar më 19 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 6 tetor 2019 është 111 mijë e 733 votues.

87 mijë e 180 votues të rinj që pas Zgjedhjeve Lokale 2017 kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019.

24 mijë e 553 votues që nuk kanë qenë në Listën Përfundimtare të Votuesve në Zgjedhjet Lokale 2017, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve lokale 2017.

Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur pas Zgjedhjeve Lokale 2017 dhe numri i votuesve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është: 46 mijë e 917.