Kosovë

Kosovë

Hoti: Pëshpëritjeve të PAN-it se i kanë numrat më nuk u besojnë as militantët e tyre

Publikuar më 17 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ata që çdo ditë thoshin se i kanë numrat janë heshtur.

"Mbledhja konstituive e Kuvendit nuk po thirret. Ata që trumbetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre", ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Sipas tij, ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin.

"LDK mbetët e përkushtuar fuqishëm të dëshmojë si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik. Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë", ka shtuar ai.