Kosovë

Kosovë

Hoxhaj: Bashkimi Evropian do të vendosë shumë shpejt për vizat

Publikuar më 16 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Kosova ka përmbushur plotësisht kushtet për lëvizje të lirë dhe brenda një kohe të shkurtë do të bëhet publik qëndrimi i Komisionit Evropian para shteteve anëtare dhe institucioneve tjera të BE-së.

Hoxhaj tha se Kosova është në kilometrin e fundit sa i përket liberalizimit të vizave.

"Në Bruksel, në të gjitha takimit ka vlerësim unanim që Kosova ka përmbush të gjitha kriteret që qytetarët tanë të udhëtojnë pa viza drejt BE dhe se ka një plan kohore se kur fillojnë konsultimit brenda BE dhe shteteve anëtare për ta përmbyll vendimmarrjen! Jemi duke e fol për një periudhë kohore të shkurtër dhe do të ketë lajme pozitive nga Brukseli! Por Kosova duhet të jete aktive dhe të lobojë edhe në disa shtete të tjera evropiane, por procesi është në rrugën dhe me shpejtësinë e duhur", tha Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu tha se është takuar edhe me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, raportuesen për viza për Kosovën, Tanja Fajon, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.