Kosovë

Kosovë

KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri sot

Publikuar më 20 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate deri sot janë rinumëruar 60% e vendvotimeve për të cilat vendosi PZAP-ja, raporton Gazeta Express.

Në një përgjigje për Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 68 vendvotime.

Në përgjithsi, nga totali i vendovotimeve janë rinumëruar 840 vendvotime.

"Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotime. Në përgjithësi, deri më tani në ditën e 7 janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%", ka bërë të ditur Elezi.

PZAP ditë më parë ka vendosur që mbi 1400 vendovotime të shkojnë në rinumërim, derisa, krejt ky proces pritet që të zgjasë deri javën e ardhshme.