Kosovë

Kosovë

Komisioni për mbikëqyrje të AKI-së do të udhëhiqet nga dy femra

Publikuar më 13 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) sot ka mbajtur mbledhjen e konstituimit dhe për herë të parë do të drejtohet nga dy gra, Donika Kadaj Bujupi kryetare dhe Ganimete Musliu nënkryetare.

Kryetarja e Komisionit duke mos dashur të flas për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, tha se është e vetëdijshme se ka tema të ndjeshme të cilat kanë mbetur pa u trajtuar në mandatin e kaluar dhe do të angazhohen fuqishëm për t'i trajtuar në këtë mandat sipas Kushtetutës. Mirëpo, Kadaj Bujupi nuk tregoi se cilat tema janë të ndjeshme.

Kadaj Bujupi tha se së shpejti do ta ftojnë drejtorin e AKI-së për raportim në Komision.

"Janë shumë çështje të cilat janë në interes për t'u trajtuar dhe shqyrtuar. E dimë se ka pasur edhe tema të ndjeshme të cilat kanë mbetur të pa trajtuara dhe do të angazhohemi që së shpejti t'i kemi në raportim dhe të kryejmë detyrën tonë kushtetuese. Për sigurinë sot nuk u diskutua në këtë takim konstituiv, do të bëjmë një vlerësim brenda Komisionit dhe do të angazhohemi që të gjitha detyrat të cilat në përkasin dhe derivojnë nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit të kryhen dhe të kemi raporte të profesionalizuara edhe në këtë drejtim", dekalroi Kadaj-Bujupi pas mbledhjes kosntituive.

Ajo ka thënë se patjetër se do të vazhdojnë të punojnë për monitorimin e ligjit për AKI-në, por po ashtu do të hartojnë së shpejti edhe një plan konkret varësisht edhe prej programit legjislativ.

Për sa i përket rëndësisë së këtij komisioni dhe sfidave që do t'i kenë këto gra, ajo ka shtuar se gratë në politikë janë dëshmuar se përtej sfidave janë gjithmonë të gatshme të kryejnë punën si duhet. Kadaj Bujupi mendon se do të angazhohet që të punoi së bashku për tej edhe politikave ditore, sepse është në interesat të vendit që ky Komision të funksionoj profesionalisht dhe në frymën e bashkëpunimit të mirëfilltë e cila do të bënte që të ketë sukses.

Ish kryetari i komisionit të AKI-së në mandatin e kaluar dhe tash anëtar i këtij komisioni parlamentar, Haxhi Shala, ka kërkuar që me anë të një projektligji të ri duhet të largohet Departamenti për Verifikimin e personave nën hetime nga AKI-ja, i cili sipas tij, duhet sistemuar në një institucion tjetër.

"Besoj se ky komision do të vazhdon me punën aty ku ka mbetur, sepse ka mbetur pa përfunduar monitorimi I ligjit të AKI-së, besoj se në planin e punës do ta kemi edhe këtë çështje. Njëkohësisht presim edhe nga qeveria e re që së shpejti ta sjell projektligjin për largimin e departamentit për verifikim e personave nën hetime nga AKI-ja në një institucion tjetër", theksoi Shala.

Ai ka shtuar se gjendja e sigurisë në përgjithësi në Kosovë nuk është e dëshirueshme. Xhevahire Izmaku anëtare, duke uruar konstituimin e këtij Komisioni tha se i pret një punë me përgjegjësi.

Anëtarë të këtij komisionit janë: Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Anton Quni nga LDK, Teuta Rugova LDK, Xhevahire Izmaku PDK, Slavko Simi? Lista Serbe, Bekë Berisha AAK, Haxhi Shala Nisma për Kosovën si dhe zëvendëskryetar i dytë Bahrim Šabani Grupi 6+.