Kosovë

Kosovë

Kongresisti amerikan : Sa më parë të formohet Qeveria e Kosovës

Publikuar më 15 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Kongresisti amerikan, Eliot Engel komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe bëri thirrje që krijohet sa më parë qeveria e re e Kosovës.

Ai tha se sa më tepër të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kane më të lehte të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës.

Kongresisti Engel tha se komuniteti shqiptar në Bronks dhe SHBA janë shembulli më i mirë i realizimit të ëndrrës amerikane.

"Janë pasqyrimi më i pastër i asaj ëndrre dhe Amerikës. Kur Herri Bajraktari erdhi tek unë para 30 vjetëve nuk e kam ditur se do të ma ndryshonte jetën", ka thënë Engel.

Tutje, Engel tha se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë sa më shpejt.

"Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet që ta njohin sa më parë", ka thënë Engel duke falënderuar për përkrahjen.

Ndërsa lidhur me formimin e qeverisë Kosova duhet të krijohet qeveria sa më shpejt.

"Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës. Rri me shpresë dhe pres që partitë fituese të formojnë koalicionin sa më shpejt, të tregojnë që Kosovë është shtet demokratik", shtoi Engel.