Kosovë

Kosovë

Konstituohet Komisioni për Integrim Evropian, deputetët tregojnë prioritetet

Publikuar më 18 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Në Kuvendin e Kosovës është bërë konstituimi i Komisionit për Integrim Evropian, njëherit komisioni i parë i legjislaturës së shtatë.

Kryetari i Komisionit për Integrim Evropian, Armend Zemaj, deklaroi se prioritet i komisionit do të jetë agjenda evropiane, përfshirë MSA-në dhe liberalizimin e vizave.

Mes tjerash, ai potencoi se do të ketë përmbushje legjislative, përfshirë intensifikimin e ministrave dhe bashkëpunimin me komisionet tjera.

"Bazuar në rregulloren e punës është njëra ndër komisionet e katër të rëndësishme parlamentare të Kuvendit. Në kudër të detyrave dhe përgjegjësive koordinohet me BE-në dhe shtetet pjesëmarrëse. Të kemi qasje më serioze të ekzekutivit dhe përmbushjes së agjendës evropiane dhe MSA-së".

"Dita e marte jetë ditë e takimit të komisionit. Do të intensifikojmë raportimin e ministrave. Bashkëpunimi me komisionet tjera, do të kompletohemi si vullnet i përbashkët të përmbushjes së agjendës legjislative", ka thënë Zemaj.

Anëtarja e komisionit nga PDK, Blerta Deliu, kërkoj që krahas angazhimeve prioritet i komisionit të jetë liberalizimi i vizave, pasi siç tha ajo kjo është një nga gjërat kryesore që po e presin qytetarët.

"Do të kemi një angazhim të përbashkët. Ta ruajmë një bilanc të unitetit. Të merremi me agjendën e MSA-së që ka nevojë Kosova ta rris përqindjen".

"Sfidat dhe objektivat agjenda e reformave evropiane. Duhet të intensifikohen takimet me ministrat. Është e nevojshme të shtrihet objektivi për liberalizimin e vizave. Krahas angazhimeve tona ta kemi prioritet për ta parë qëndrimin e shteteve", tha Deliu.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjushica, tha se është i gatshëm që të shkojnë përpara proceset evropiane.

"Si përfaqësues shpreh vullnetin e plotë dhe gatishmërinë të dalim mbi partitë tona që t'i dërgojmë përpara implementimet e proceseve  evropiane", u shpreh ai.

Deputeti nga 6+, Albert Kinolli, tha se është e rëndësishme me u zhvesh prej petkut partiak, raporton EO.

Engji Thaçi nga PDK-ja theksoi se duhet të jenë unik në këtë fushë sepse obligohen që vendi të arrijë synimet.

Arbresha Kryeziu nga LVV-ja, kërkoj që qëllimi të jetë i njëjtë i gjithë anëtarëve pavarësisht përkatësisë politike.