Kosovë

Kosovë

Kosnett takohet me drejtuesit e Listës Serbe, thotë se duhet të mbeten në institucionet e Kosovës

Publikuar më 15 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar se është takuar me drejtuesit e Listës Serbe.

Në foto, shihet se është takuar me kryetarin Goran Rakiq dhe nënkryetarin Igor Simiqin.

"Takova drejtuesit e Listës Serbe sot. Diskutuam interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës - përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbeten në institucionet e Kosovës për të punuar në emër të komunitetit të tyre", ka shkruar Kosnett, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, subjekt ky politik, i cili përfaqëson serbët e Kosovës në institucionet qendrore dhe lokale, kanë theksuar se kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe nga Qeveria e Serbisë, që të mbështesin vendimin e tyre për braktisjen në tërësi të institucioneve të Kosovës.

Në mars të vitit 2018, zyrtarët e Listës Serbe kanë deklaruar se e kanë braktisur Qeverinë e Kosovës, për shkak të ndalimit dhe largimit nga Kosova të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.