Kosovë

Kosovë

Kryesia e LDK-së: Thaçi t'i ftojë subjektet politike për datën e zgjedhjeve

Publikuar më 20 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon zgjedhje të parakoshme. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur qëndrimin pas mbledhjes së Kryësisë së LDK-së, mbajtur pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

"Vendi është pa Qeveri. LDK kërkon nga Presidenti që të nisë konsultimet me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve", ka thënë Mustafa. Ai është shprehur se LDK e ka thënë se kjo qeveri nuk ka legjitimitet. "Këto zgjedhje do t'u mundësojnë qytetarëve që t'i japin legjitimitetin qeverisë", ka theksuar Mustafa.