Kosovë

Kosovë

Kujdesi për fëmijët e kthyer nga Siria, sfidë për institucionet e Kosovës

Publikuar më 12 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Institucionet e sigurisë në Kosovë po e konsiderojnë sfidë bashkëjetesën mes nënave dhe fëmijëve, të cilët janë kthyer muaj më parë në Kosovë nga zonat e konfliktit në Siri.

Këtë shqetësim e kanë ngritur të martën gjatë një tryeze të organizuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, me temë "Integrimi i shtetasve kosovarë të kthyer nga Siria". Të pranishëm kanë qenë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, shkruan sot "Koha Ditore".

Në përgjithësi, zyrtarët institucionalë kanë thënë se procesi i integrimit të kësaj kategorie do të marrë kohë. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka deklaruar se fëmijët do të marrin arsimimin dhe edukimin e nevojshëm.

Majori Blerim Rama, i cili udhëheq me Drejtorinë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, ka thënë se pas kthimit të shtetasve kosovarë nga Siria janë duke u përballur me disa sfida.

Si sfidë të parë i ka përmendur sigurimin dhe përdorimin e provave për proces gjyqësor, për veprimet që shtetasit kosovarë kanë kryer në zonën e konfliktit në Siri.