Kosovë

Kosovë

Kurti: Ndryshim demokratik kur opozita e vërtetë të bëhet qeverisje e ardhshme

Publikuar më 13 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

"Kosova vazhdon të jetë në krizë e PANhajnia e zullumit në politikë dhe e tajkunjëve në ekonomi duhet të marrin fund e do të marrin fund", ka thënë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mërkurën në një konferencë për media.

Në 14-vjetorin e themelimit të LVV-së, Kurti ka thënë se Kosova duhet të dalë nga kriza dhe të ecë përpara, shkruan sot Koha Ditore.

"Ndryshim demokratik e progresist do të jetë ai në të cilin opozita e vërtetë dhe e drejtë bëhet qeverisje e ardhshme. Vetëvendosja sot është mundësia për qytetarët e Kosovës dhe garancia për Republikën e Kosovës. Nesër ajo do të jetë qeverisja që shërben e që mbron, që i rrit produktin e buxhetin, që siguron drejtësinë, paqen dhe dinjitetin. Në zgjedhjet e ardhshme e mundim PAN-in e do të dalim të parët. Kosova do të shpëtojë e do të përparojë", ka deklaruar Kurti.

Ai ka treguar për rrugën e VV-së që nga krijimi i saj.

"Kur çlirimi kishte mbushur gjashtë vjet, kurse pavarësia po shtyhej prej vitit në vit lindi VV-ja para 14 vjetëve në murin që e ndante selinë e pushtetit të UNMIK-ut prej neve që asokohe konsideroheshim banorë të Kosovës, por jo edhe qytetarë për herë të parë e kemi shkruar parullën 'JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE', ne kemi theksuar se duam Vetëvendosje për popullin e jo negociata me Serbinë", ka thënë ai.