Kosovë

Kosovë

Kurti në Francë flet për zhvillimet politike në Kosovë

Publikuar më 09 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje ka zhvilluar disa takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, ku thotë se ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan.

Kurti ka shkruar në Facebook se në kuadër të vizitës dyditore në Paris, dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në Quai D'Orsay, ka takuar drejtorin për Evropën Kontinentale, Frederic Mondoloni, shefin e departamentit për Ballkanin Perëndimor, Thomas Bertin, dhe drejtorin e kabinetit të ministrit të çështjeve evropiane, Vincent Guerend.

"Pas urimeve të tyre për suksesin tonë në zgjedhje dhe falënderimeve të mia për mbështetjen e Francës për Kosovën, diskutuam për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan", ka shkruar ai.