Kosovë

Kosovë

Kurti takohet me diplomatët norvegjezë

Publikuar më 09 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me një delegacion nga Norvegjia.

Kurti ka mirëpritur në takim Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë - Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grondahl, Ambasadorin Norvegjez në vendin tonë.

Në një komunikatë nga VV thuhet se Arne Sannes Bjornstad e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë - Serbi.

Njoftimi i plotë:

Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë, Fitore Pacolli, ka mirëpritur Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor z. Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë - Departamenti i Evropës Juglindore dhe z. Jens Erik Grøndahl, Ambasadorin Norvegjez në vendin tonë.

Z. Arne Sannes Bjørnstad e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë - Serbi.

Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale. Sa i përket dialogut Kosovë - Serbi, ai tha se duhet të nxjerrim mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid.

Në fund, bashkarisht shprehëm interesim për kontakte dhe takime të vazhdueshme bashkëpunuese në të ardhmen.