Kosovë

Kosovë

Kurz: Dialogu Kosovë-Serbi në interes të gjithë rajonit

Publikuar më 11 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se gjatë udhëheqjes me Presidencën e BE-së, Austria dëshiron të japë kontributin në zgjidhjen e kontesteve në Ballkanin Perëndimor.

"Në këtë rajon ende ekzistojnë disa tema të konflikteve ndërmjet vendeve të ndryshme, gjë e cila është e kuptueshme, pasi që para disa dekadave athje kishte luftë", tha ai për agjencinë e lajmeve austriake APA me rastin e pjesëmarrjes në Samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Londër.

Kurz theksoi se është me rëndësi që këto tema të hapura të zgjidhen përfundimisht dhe se Austria do të përpiqet të japë kontributin e saj.

Në bisedat e tij, ai tha se angazhohet që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

"Këtu është e domosdoshme që të kemi përfundimisht zgjidhje pozitive të kësaj çështjeje. Kjo nuk është vetëm në interesin e të dyja shteteve, por edhe për të gjitha ata në interesin e të cilëve është i gjithë rajoni", porosit Kurz.