Kosovë

Kosovë

Kuvendi miraton Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes

Publikuar më 12 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kuvendi ka arritur ta miratojë Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes

46 deputetët votuan për, kurse 16 ishin kundër. Ky projektligj ishte hedhur në votim edhe ditën e hënë por  aty nuk kishte marrë votat e mjaftueshme.

Në seancat e kaluara partitë opozitare e kishin kritikuar këtë Projektligj.

Kurse kryeministri Haradinaj më parë kishte vlerësuar se miratimi i Ligjit për DHomën e Posaçme është tejet i rëndësishëm.

Në këtë seancë u miratua edhe Ligji pëe aktet juridike dhe ai për automjete.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale, i paraparë të votohet sot në Kuvendin e Kosovës është hequr nga rendi i ditës.

Kjo është bërë siç ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, cili ka thënë se duhet të zgjidhen edhe disa paqartësi.

Ai nuk ka dhënë ndonjë afat se kur ky projektligj do të jetë përsëri në Kuvend.

Ditë më parë edhe Oda e Afarizmit të Kosovës, i kishte bërë thirrje Kuvendit që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës.