Kosovë

Kosovë

Lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e tij

Publikuar më 16 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

?Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar Shkëlzen Haradinajn në 20-vjetorin e rënies.

Veseli shkroi në Facebook se lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e Shkëlzenit dhe gjithë heronjve të kombit.

"Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës. Në mesin e tyre ishte Shkëlzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjve të kombit", shkroi Veseli.