Kosovë

Kosovë

Limajt: Roli i Presidentit në dialog do të jetë veç formal dhe protokollar

Publikuar më 11 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë të mërkurën se me marrjen e mandatit nga Kuvendi, ekipi shtetëror për negociata, të cilin ai pretendon ta drejtojë, do të marrë rolin e udhëheqjes së negociatave, ndërsa presidentit Hashim Thaçi, do të ketë rol formal dhe protokollar, ka raportuar televizioni KTV.

Limaj, i propozuar si kryenegociator nga Qeveria, ka thënë se presidenti Thaçi mund të shkojë në Bruksel vetëm për prezantim, siç ia lejon protokolli dhe asgjë më shumë.

"Për mua platformë është Kushtetuta e Kosovës. Për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kushtetuta", ka thënë ai, duke përjashtuar kategorikisht idenë e korrigjimit të kufijve, apo shkëmbimit të territoreve.

Sipas Limajt, presidenti Thaçi nuk u ka dhënë përgjigje për deklaratat për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.